Bota

ME VIDEO/ Çfarë po ndodh në Iran? Policët ndëshkojnë gruan që hoqi për një moment hixhabin, tërhiqet zvarrë në mes të turmës së njerëzve

Së fundmi gratë iraniane janë ndëshkuar në forma të ndryshme nga autoritete iraniane për heqjen e shamisë, e cila ka shkaktuar një sërë protestash në vend që pas vrasjes së 22-vjeçares Amini. 

4 Maj 2023, 20:55 Nga a.l
ME VIDEO/ Çfarë po ndodh në Iran? Policët
Arrestohet gruaja në Iran

IRAN- Veshja e shamisë (Hixhabi) është i detyrueshëm për gratë në Iran që pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe anëtarët e policisë morale zbatojnë kodin e rreptë të veshjes. Së fundmi gratë iraniane janë ndëshkuar në forma të ndryshme nga autoritetet iraniane për heqjen e shamisë, e cila ka shkaktuar një sërë protestash në vend që pas vrasjes së 22-vjeçares Amini. 

Masat e rrepta përfshijnë ndalimin e grave pa shami në stacionet e metrosë apo parqet publike. Në raste të tilla thyerje rregullash, ato do të përballen me forcën e policisë. Së fundmi në media është publikuar një video ku një grua e cila për një moment heq hixhabin, kritikohet apo paralajmërohet nga disa gra të tjera që ta vendosë atë sërish, pasi mund të futet në telashe dhe kështu ndodh. Gruaja pikaset nga policët të cilët vrapojnë në grup për ta vënë në pranga, siç shihet nga pamjet më poshtë, ajo tërhiqet me forcë në mes të turmës së njerëzve nga forcat policore. 

 

 

tensione ne iran

Sondazh

Poll