Bota

Vizita e Zelenskyy-t në Berlin ngre dyshime te autoritetet gjermane, nisin hetimet për rrjedhje informacionesh

Megjithatë, zyra e shtypit e forcës konfirmoi një operacion të planifikuar në përgjigje të raportit të BZ.

4 Maj 2023, 20:27 Nga a.l
Vizita e Zelenskyy-t në Berlin ngre dyshime te autoritetet gjermane, nisin
Policët gjermanë

GJERMANI- Policia e Berlinit ka njoftuar se do të nisë një hetim pasi në media janë shfaqur detajet e një udhëtimi të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Gjermani. 

E përditshmja lokale BZ raportoi të mërkurën se forcat e zbatimit të ligjit në Berlin po përgatiteshin për një vizitë të Zelenskyy në kryeqytetin gjerman në mes të majit. Sipas policisë, raporti përmbante detaje konfidenciale mbi përgatitjet për vizitën e Zelenskyy, shkruajnë mediat e huaja. 

"Policia e Berlinit në asnjë moment nuk dha zyrtarisht ndonjë informacion që rrezikonte vizitën shtetërore”, thuhet në një deklaratë.

Megjithatë, zyra e shtypit e forcës konfirmoi një operacion të planifikuar në përgjigje të raportit të BZ.

"Më duket e padurueshme që... një punonjës i vetëm po dëmton reputacionin e policisë së Berlinit në një mënyrë kaq të turpshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar," tha në deklaratë presidentja e policisë së Berlinit, Barbara Sloëik.

Zyrtarët në Kiev ishin të revoltuar nga detajet e zbuluara.  Marrëdhëniet midis Berlinit dhe Kievit kanë qenë shpesh të tensionuara, pasi Rusia nisi agresionin në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar. Ukraina e ka akuzuar Gjermaninë se është shumë përkrahëse e presidentit rus Vladimir Putin në prag të luftës dhe ka nxitur Berlinin që t'i japë asaj më shumë mbështetje ushtarake. 

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll