Bota

​Me 73 vota pro, Brahim Shabani zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Ai do të jetë nënkryetari i pestë i Kuvendit, bashkë me Saranda Bogujevcin, Kujtim Shalën, Enver Hoxhajn dhe Bekim Arifin.

4 Maj 2023, 20:09 Nga a.l
​Me 73 vota pro, Brahim Shabani zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka votuar sot për të zgjedhur nënkryetarin e ri. Mediat kosovare raportojnë, se Brahim Shabani është zgjedhur me shumicë votash nënkryetar i Kuvendit, me 73 vota pro nga deputetë të të gjitha grupeve parlamentare. 

Grupi parlamentar i subjekteve pakicë ka propozuar që Shabani ta mbajë këtë post deri në 22 prill 2024 dhe më pastaj të propozohet emri tjetër.

Ai do të jetë nënkryetari i pestë i Kuvendit, bashkë me Saranda Bogujevcin, Kujtim Shalën, Enver Hoxhajn dhe Bekim Arifin. Shabani fitoi vend në Kuvendin e Kosovës nga Koalicioni Vakat. 

​bahrim shabani

Sondazh

Poll