Bota

FOTO/ Qytetarët e Kosovës ndezin qirinj për viktimat e pafajshme të masakrës në SERBI

Mes njerëzve në turmë është parë edhe ministri Nenad Rashiç.  

4 Maj 2023, 21:19 Nga a.l
FOTO/ Qytetarët e Kosovës ndezin qirinj për viktimat e pafajshme
Qytetarët në Kosovë ndezin qirinj për viktimat e pafajshme të masakrës në Serbi

KOSOVË- Në shkallët para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë janë ndezur qirinj për të viktimat e pafajshme të sulmit me armë në shkollën fillore'Vladislav Ribnikar' në Serbi.  Mes njerëzve në turmë është parë edhe ministri Nenad Rashiç.  

Çfarë ndodhi në shkollën 'Vladislav Ribnikar” në Vraçar

14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive.

 

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll