Bota

U propozua në shkurt nga Biden/ Biznesmeni indiano-amerikan, Ajay Banga zgjidhet president i Bankës Botërore për 5 vitet e ardhshme

Në 5 vitet e ardhshme Banga do të fokusohet te trajtimi i ndryshimeve klimatike dhe krizat e tjera globale. 

4 Maj 2023, 20:40 Nga a.l
U propozua në shkurt nga Biden/ Biznesmeni indiano-amerikan, Ajay Banga
Ajay Banga

SHBA- Bordi i guvernatorëve të Bankës Botërore ka zgjedhur ish-drejtorin ekzekutiv të Mastercard, biznesmenin indiano-amerikan Ajay Banga për një mandat pesë-vjeçar si president. Në 5 vitet e ardhshme Banga do të fokusohet te trajtimi i ndryshimeve klimatike dhe krizat e tjera globale. 

Banga, 63 vjeç, u propozua për këtë post nga Presidenti i SHBA Joe Biden në fund të shkurtit dhe ishte pretenduesi i vetëm për të zëvendësuar shefin në largim të Bankës Botërore, David Malpass, një ekonomist dhe ish-zyrtar i Thesarit të SHBA-së, i cili shërbeu në administratën Trump. Ai fillon punën e re më 2 qershor.

Zgjedhjet erdhën pasi anëtarët e bordit të Bankës Botërore intervistuan Bangan për katër orë të hënën. Dita e fundit e Malpass në bankë do të jetë 1 qershori. Vendimi erdhi me votim nga 24 anëtarë të bordit, me Rusinë që abstenoi, në vend të procesit të zakonshëm të bazuar në konsensus. 

Biden e përgëzoi Bangan për miratimin e tij të fuqishëm për të drejtuar Bankën Botërore, të cilën ai e përshkroi si një nga institucionet më kritike të njerëzimit për të ulur varfërinë dhe për të zgjeruar prosperitetin në mbarë globin, shkruan CNN. 

“Ajay Banga do të jetë një lider transformues, duke sjellë ekspertizë, përvojë dhe inovacion në pozicionin e Presidentit të Bankës Botërore. Ai do të ndihmojë në drejtimin e institucionit ndërsa ai evoluon dhe zgjerohet për të adresuar sfidat globale që ndikojnë drejtpërdrejt në misionin e tij kryesor të reduktimit të varfërisë – përfshirë ndryshimin e klimës”, tha Biden. 

Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen tha se Banga solli aftësitë e duhura drejtuese dhe menaxhuese në punë dhe do të luante një rol kritik në shtyrjen përpara të reformave shtesë, duke përfshirë krijimin e partneriteteve midis sektorit publik dhe privat dhe grupeve jofitimprurëse. 

ajay banga

Sondazh

Poll