Bota

Doli vullnetar për të luftuar kundër agresionit rus/ Regjizori ukrainas vritet me predhë në vijën e parë të frontit, DEDIKIMET prekëse: Ti je hero!

Ai iu nënshtrua një operacioni dhe u fut në koma të induktuar, por partnerja e tij konfirmoi se ai vdiq dje.

4 Maj 2023, 20:09 Nga a.l
Doli vullnetar për të luftuar kundër agresionit rus/ Regjizori
Foto ilustruese

UKRAINË- Një regjisor ukrainas ka vdekur pasi u godit nga një predhë e lëshuar nga forcat ruse teksa ishte vullnetar në vijën e frontit. Andrii Makysmenko shërbeu me Batalionin Paqeruajtës Çeçen Dzhokhar Dudayev kur u plagos rëndë dy javë më parë.  Ai iu nënshtrua një operacioni dhe u fut në koma të induktuar, por partnerja e tij konfirmoi se ai vdiq dje, shkruan Skynews. 

Është një nder i madh për një ushtar që ka vdekur në betejë. Të respektoj, të falënderoj për fëmijët tanë, për historitë tona të çmendura, për këtë kohë që më dhurove, për të mbyllur gjithçka brenda saj bukur. Unë zgjedh të dua se si përfundon gjithçka. Unë pranoj dhuratën tuaj - kontributin tuaj në fitore. Ju jeni një hero”, shkruan Anastasiia Basha në Facebook.   

Makysmenko ka punuar si aktor, skenarist dhe regjisor para luftës.  Ai shkroi skenarë për filmat Route Seven dhe Old Colonels, dhe serialin televiziv ëeekend Romance.  

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll