Bota

Shkrimi i 'New York Times' 'fundos' Vuçiç-in/ Kërkon tensione në veri te Kosovës, Musliu: Do të tërheqë vëmendje për të shmangur të dhënat e publikuara

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiçin i cili është sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat në veri të Kosovës.

4 Maj 2023, 19:44 Nga a.l
Shkrimi i 'New York Times' 'fundos' Vuçiç-in/
Foto ilustruese

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiçin i cili është sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat në veri të Kosovës. Kështu raporton drejtori i institutit 'Institut Octopus', Agim Musliu i cili pretendon se ka informacione, ndërsa shprehet se lideri serb po përpiqet të tërheqë vëmendjen nga shkrimi i bujshëm i 'New York Times', ku shfaqeshin lidhjet e tij me kriminelë serbo-rusë. 

Sipas të dhënave që Instituti Octopus i ka marrë nga opozita serbe në Beograd, Aleksandër Vuçiqi ka urdhëruar Milan Radoiçiçin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës. Me këtë, Vuçiç dëshiron ta tërheqë vëmendjen e brendshme dhe eventualisht edhe presionin mediatik e diplomatik nga disa vende perëndimore, e cila u acarua pas publikimit të një shkrimi dje nga NYT, ku dëshmoheshin lidhjet e tij me kriminelë serbo-rusë”, shkroi Musliu në rrjete sociale. 

Po ashtu mediat kosovare raportojnë vetë Vuçiç, përmes një konferencë për media paralajmëroi se një krizë e madhe po pret veriun e Kosovës. 

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll