Aktualitet

Pas arrestimit të Liridon Pulës, kush është emëruar në krye të Kadastrës së Durrësit

2 Tetor 2019, 09:30 Nga DOSJA
Pas arrestimit të Liridon Pulës, kush është emëruar

Durrës- Arjan Cengu është emëruar si drejtori i ri i Kadastrës në qytetin e Durrësit. Emërimi i tij erdhi pas arrestimit të Liridon Pulës mesditën e djeshme me akuzën për “Shpërdorim Detyre”.

Pula tashmë do të merret në pyetje pasi është i dyshuar për për abuzime me regjistrimin e pronave, ndërkohë Gjykata ka vendosur një masë arresti kundër tij.

Kohët e fundit në Kadastrën e Durrësit, por dhe në qytete të tjera në Shqipëri ka pasur lëvizje të shumta, po ashtu ka pasur dhe përplasje. Në Vlorë për disa ditë drejtori i shkarkuar nuk liroi zyrën, duke krijuar një situatë të paprecedentë. Ndërkohë kanë nisur dhe hetimet për disa zyrtarë të Kadastrës në Vlorë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan cengu kadastra durres liridon pula arjan cengu kadastra durres liridon pula

Sondazh

Poll