Aktualitet

E vranë me breshëri kallashnikovi, daja i Zamir Latifit nuk ishte vetëm, kush e shoqëronte tregtarin pak minuta para krimit

2 Tetor 2019, 08:59 Nga DOSJA
E vranë me breshëri kallashnikovi, daja i Zamir Latifit nuk ishte

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë në Lushnje, teksa 35-vjeçari Besnik Hida u ekzekutua me breshëri kallashnikovi. E gjithë ngjarja ndodhi në një lokal lagjeje ku dhe banonte vetë Hida, por babai i dy fëmijëve nuk po pinte kafe i vetëm.

Dosja.al mëson se vetëm 30 minuta para se të dy persona të futeshin në lokal me maska dhe ta ekzekutonin me kallshnikov, tegtari i makinave po pinte kafen e mëngjesit me Fatos Latifin, kunatin e tij.

Latifi është babai i Zamir Latifit, nipit të Besnik Hidës që u vra dy vite më parë nga rivalët e Aldo Bares.

Besnik Hida u ekzekutua një ditë më parë në orën 08:154 me breshëri kallashnikovi nga dy persona të maskuar. Menjëherë pas krimit të rëndë, dy autorët u larguan nga vendngjarja me një automjet i vjedhur pak ditë më parë në Tiranë, i cili u gjet i djegur pak orë pas vrasjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet besnik hida fatos latifi zamir latifi ekzekutohet besnik hida fatos latifi zamir latifi

Sondazh

Poll