Aktualitet

“Më i forti i Anglisë”, dënohet me 6 vite burg shqiptari Jimmy Marku, ja akuza që rëndon mbi të

2 Tetor 2019, 07:46 Nga DOSJA
“Më i forti i Anglisë”, dënohet me 6 vite burg

ANGLI- Jimmy Marku, i konsideruar si krenaria e komunitetit shqiptar në Angli pas pjesëmarrjes në garën “Britain’s Strongest Man” (Burri më i fortë në Angli), është dënuar për trafikimin e njerëzve drejt Anglisë.

Marku, u shpall fajtor nga një gjykatë në Londër, dhe u dënua me 6 vite burg. 44-vjeçari pranoi përpara gjykatës akuzat për futjen e 17 shqiptarëve ilegalisht në Angli, përmes një anije të vogël lundrimi në maj 2018.

Gjykatësi Jonathan Ferris duke lexuar masën e dënimit për Jimmy Markun tha:

Të 17 shqiptarët ishin burra. Njëri prej tyre ishte një gangster i njohur i dënuar më parë në Angli për krime serioze përfshi trafikun e drogës dhe për këtë ai ishte dënuar nga shteti ynë”.

Shqiptari Marku fiton në vitin 2008 garën “Britain’s Strongest Man”, si burri më i fortë në Angli.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet angli jimmy marku shqiptari denohet me 6 vite burg trafik i qenieve njerezore angli jimmy marku shqiptari denohet me 6 vite burg trafik i qenieve njerezore

Sondazh

Poll