Aktualitet

Vijon aksioni për prishjen e objekteve në Radhimë, në gadishmëri FNSH

2 Tetor 2019, 08:08 Nga DOSJA
Vijon aksioni për prishjen e objekteve në Radhimë, në

Vlorë– Edhe sot vijon aksioni i Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e objekteve në zonën bregdetare të Radhimës.

Aksioni ka nisur që prej mëngjesit të sotëm, ndërkohë  që të pranishme në zonë janë edhe forcat e policisë dhe FNSH. IKMT njoftoi dje se deri më tani janë prishur 15 objekte nga 60 që parashikon projekti.

Një ditë më parë, inspektorët dhe forcat e policisë u përplasën me pronarët e objekteve që nuk i lejuan t’i prishnin ndërtesat. Pati përplasje fizike, të shara dhe ulërima me pronarëve dhe punonjësve të IKMT-së. Pronarët e objekteve si fillim kërkuan që të shihnin projektin që është ndërtuar për rehabilitimin e projektit dhe më pas u shprehën se nuk mund të ketë shembje selektive.

Ata ankohen se IKMT-ja nuk i shemb të gjitha banesat që janë pa leje, por disa të tjera i ka lënë të punojnë. Nga ana tjetër vetë institucioni është shprehur se do të shembet çdo objekt që është pa leje ndërtimi apo dokumentacion të rregullt.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt aksion në radhimë shembja e objekteve ne radhime ikmt aksion në radhimë shembja e objekteve ne radhime

Sondazh

Poll