Aktualitet

Qëllonte me armë dhe kryente manovra të rrezikshme me makinë, arrestohet 21-vjeçari në Lezhë, pranga dhe të atit

2 Tetor 2019, 08:26 Nga DOSJA
Qëllonte me armë dhe kryente manovra të rrezikshme me

LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar një 21-vjeçar që është denoncuar nga vetë qytetarët, teksa kryente manovra të rrezikshme me mjetin e tij duke qëlluar në ajër me armë zjarri. Por, në pranga ka përfunduar edhe babai i tij, në banesën e të cilit u gjet një fitil zjarrpërcjellës.

Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë shtetasit me iniciale: F.N. 52 vjeç, banues në Pllanë – Lezhë dhe D.N. 21 vjeç, banues në Pllanë – Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Bashkëpunimi me qytetarët dhe reagimi i shpejtë dhe profesional i Policisë vë në pranga 21 vjeçarin i cili kryente manovra të rrezikshme me mjetin e tij duke qëlluar në ajër me armë zjarri .

Nga puna e mirëorganizuar e Komisariatit të Policisë Lezhë si dhe bazuar në informacione policore se një shtetas kryente manovra të rrezikshme me mjetin e tij dhe qëllonte në ajër me armë zjarri duke u konfliktuar për këtë shkak edhe nga disa persona të tjerë, është ndërhyrë në fshatin Pllanë ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit ( babë e bir)

– F.N. 52 vjeç, banues në Pllanë – Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”
– D.N. 21 vjeç, banues në Pllanë – Lezhë për veprat penale ” Armëmbajtje pa leje” ” Moskallëzim krimi” ” Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

Si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit :
– E.N. 37 vjeç dhe B.B. vjeç 26 , banues në Pllanë – Lezhë për veprat penale ” Dëmtime të tjera me dashje ” ” Kanosja”.

Shtetasi D.N. dyshohet se në fshatin Pllanë – Lezhë, ka kryer manovra të rrezikshme me mjetin e tij si dhe qëlluar në ajër me armë zjarri, duke kryer më pas veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ndër to edhe fshehja e armës së zjarrit e cila u gjet nga forcat policore dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në lidhje me këtë shkak, është konfliktuar gjithashtu edhe nga shtetasit B.B. dhe E.N.

Gjithashtu, edhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e babait të tij, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arme zjarri arrestohet 21 vjecari arrestohet 52 vjecari lezhe arme zjarri arrestohet 21 vjecari arrestohet 52 vjecari lezhe

Sondazh

Poll