Aktualitet

137 kg kokainë në Durrës/ Myslimhaka: Punoja për Malindin, e dija se çanta kishte hekur

2 Tetor 2019, 09:13 Nga DOSJA
137 kg kokainë në Durrës/ Myslimhaka: Punoja për Malindin, e

TIRANË– Është zbardhur dëshmia e Altin Myslimhakës, i cili ndodhet në burg për 137 kg kokainë që u gjetën në një konteiner në Portin e Durrësit, më 19 shtator në një operacion të DEA-s, policisë greke dhe asaj shqiptare. Myslimhaka ka rrëfyer përpara autoriteteve se personi që i kishte kërkuar të merrte çantën nga konteineri ishte Gentian Malindi.  Ai tregon më tej se punonte për Malindin, në anijen e këtij të fundit, por që para dy javësh e kishte hequr nga puna. Myslimhaka shton gjithashtu se nuk e dinte që nga konteineri do të nxirrte kokainë, pasi sipas tij Malindi i kishte thënë se çanta kishte hekura.

Kam qenë i punësuar në anijen e Gentian Malindit. Dy javë më parë Malindi më kishte hequr nga puna. Atë natë më kërkoi të shkoja te konteinerët dhe dy merrja një çantë me hekura. E mora çantën dhe ia dërgova në makinë. Nuk e dija që çanta brenda kishte kokainë. Kur më tha që të merrja hekura, mendova se i duhen për anijen.”- shprehet ai.

Pak ditë më parë është goditur një tjetër rast i trafikut të kokainës. 4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit.

Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS. Pas tri ditësh në port shkuan 2 persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën. Të dy, tashmë janë të arrestuar dhe në burg. Në kërkim është Gentian Malindi, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimin pasuror për këtë të fundit.

 (f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin myslihaka ardian bega gentina malindi kokaina ne portin e durresit altin myslihaka ardian bega gentina malindi kokaina ne portin e durresit

Sondazh

Poll