Aktualitet

VIDEO/ Dalin pamjet, si qëlloi Santiago Malko vëllezërit Mumajesi… Ish-polici s’u arrestua kurrë

2 Tetor 2019, 08:58 Nga DOSJA
VIDEO/ Dalin pamjet, si qëlloi Santiago Malko vëllezërit

TIRANËDosja.al sjell pamjet e plagosjes së 27 qershorit 2018 në një lokal në Kinostudio, ku u plagosën dy vëllezërit Rivelino dhe Juxhin Mumajesi. Në pamje ish-polici  Santiago Malko shfaqet në fund të shkallëve teksa qëllon me armë zjarri pas një konflikti dy vëllezërit Mumajesi. Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Enea” në zonën e Kinostudios, dhe në video shihet nisja e konfliktit jashtë ambienteve të llotos. I shtrirë përtokë shihet Rivelino Mumajesi, i mbuluar me gjak, ndërsa në fund të shkallëve ndodhet Santiago Malko dhe një tjetër person i akuzuar për këtë ngjarje, që siç mëson Dosja.al është Erigers Mihasi. Me bluzë të bardhë, dhe i plagosur në këmbë shfaqet edhe i vëllai i Rivelino Mumajesit, Juxhini.

Ngjarja ndodhi në mesnatën e 27 qershorit. Mbi 15 të shtëna u raportua nga banorët e zonës se u dëgjuan asokohe në zonën e Kinostudios në Tiranë.  Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur Rivelino Mumajesi, 36 vjeç, dhe Juxhin Mumajesi, 24 vjeç. I plagosur ka mbetur edhe Ibrahim Durollari, 28 vjeç, i cili ishte në gjendje të rëndë për jetën.

Policia asokohe shoqëroi 23 persona, por jo ish-policin Santiago Malko. Ai u përfol në media, si personi që shtiu me armë dhe plagosi dy vëllezërit për prishje të pazareve të drogës, por kurrë s’u arrestua.

Dyshohet se dy vëllezërit Juxhin dhe Rivelino Mumajesi i kanë pasur një shumë të konsiderueshme borxh disa personave të tjerë, por asokohe u raportua se policia po hetonte edhe për pistën e prishjes së pazareve të drogës mes dy grupeve rivale.

Vrasja e Santiago Malkos

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dosja.al zbuloi skandalin, se Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vrasjen e Malkos deri më tani janë shpallur në kërkim 8 persona, të njohur ndryshe si pjesë e klanit “Duka”. 8 personat emrat e të cilëve janë: Leonard Duka;  Erlis Duka, Ilir Selmani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Personi i 9-të i përfshirë në këtë vrasje është Blendi Teta, tashmë i arrestuar dhe në burg.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet santiago malko juxhin mumajesi plagosja ne kinostudio rivelino mumajesi ekzekutohet santiago malko juxhin mumajesi plagosja ne kinostudio rivelino mumajesi

Sondazh

Poll