Aktualitet

Në kërkim për 137 kg kokainë, nis hetimi pasuror për Gentian Malindin

2 Tetor 2019, 08:31 Nga DOSJA
Në kërkim për 137 kg kokainë, nis hetimi pasuror për

TIRANË– Prokuroria e krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror për Gentian Malindin, i cili është shpallur në kërkim për 137 kg kokainë që u gjetën në një kontenier me banane në Portin e Durrësit.

Pak ditë më parë është goditur një tjetër rast i trafikut të kokainës. 4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit.

Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS. Pas tri ditësh në port shkuan 2 persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën. Të dy, tashmë janë të arrestuar dhe në burg. Në kërkim është Gentian Malindi, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimin pasuror për këtë të fundit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin myslimhaka ardian bega gentian malindi kokaina ne portin e durresit altin myslimhaka ardian bega gentian malindi kokaina ne portin e durresit

Sondazh

Poll