Aktualitet

Banderola dhe gropë ‘shpërthyese’/ FSHF ndalon përjetë në stadiume këta 8 tifozë (EMRAT)

2 Tetor 2019, 09:30 Nga DOSJA
Banderola dhe gropë ‘shpërthyese’/ FSHF ndalon

TIRANË – Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit iu ndalon hyrjen përjetë në stadiume 8 tifozëve të cilët shkaktuan incidente dhe përdorën dhunë në ndeshjen e derbit Tirana-Partizani. Kështu, ndalohen që të hyjnë në stadium: Elton Bande; Alban Rexha; Getard Celiku; Mateos Majani; Aksel Manxhari; Thanas Bendo; Bledar Luga dhe Gentian Qosja. Gjithashtu, Komisioni ka dënuar Tiranën duke e lënë në 4 ndeshje pa tifozë dhe 500 mijë lekë gjobë, ndërsa ekipi i Partizanit është dënuar me 2 ndeshje pa tifozë dhe 100 mijë lekë gjobë.

Në njoftim gjithashtu thuhet se në stadium, në zonën ku qendronte grupi i tifozëve “Capital Crew”, do të mbyllet sektori G3. “Capital Crew”, njihet si një grup i dhunshëm tifozësh, të cilët varën në ndeshjen e fundit edhe banderolën ku tifozëria e Partizanit shfaqej e varur në litar.

Ky vendim i FSHF, vjen pas dhunës që përfshiu fillimin e ndeshjes Tirana-Partizani,  Tifo-grupi i Tiranës, Capital Crew kundër tifozëve kundërshtarë, të Partizanit, në ndeshjen e së dielës në ‘Selman Stërmasi’ i cili fatmirësisht nuk është finalizuar. Mësohet se “Capital Crew”, i cili njihet si grupim më i dhunshëm i tifozëve bardheblu, kishte hapur tre gropa të mbushura me një sasi lënde piroteknike me ndezje elektrike me qëllim që godisnin tifozët e Partizanit në tribunën përballë. Gjatë ndeshjes, u shpalosën edhe banderola fyese për tifozërinë e Partizanit.

Njoftimi i FSHF:

1.KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër FK “Partizani”, datë 29.09.2019, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisës në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propoganduese me të cilat kryehen provokime me karakter politik dhe shoqëror, në bazë të Nenit 63/1/a,Nenit 63/1/b, Nenit 64/5, Nenit 65/3/a/b/c/d/e/f/h/j/k, dhe Nenit 65/4/b/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqindmijë) lek.
Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesëshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij.
Urdhërimin e KF “Tirana”, të mbyll pjesërisht stadiumin”Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Crew”.
Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF të personave të mëposhtëm:
– Elton Bande
– Alban Rexha
Getard Celiku
– Mateos Majani
– Aksel Manxhari
– Thanas Bendo
– Bledar Luga
– Gentian Qosja
2.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë të Nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve vijuese pa spektator dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
3.Lojtari i KF “Teuta”, Todorovski Blagoja, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje jo sportive, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksel manxhari alban rexha bledar luga capital crew elton bande gentian qosja getard celiku mateos majani pergjaket derbi thanas bendo aksel manxhari alban rexha bledar luga capital crew elton bande gentian qosja getard celiku mateos majani pergjaket derbi thanas bendo

Sondazh

Poll