Aktualitet

3.4 vite burg/ Avokatët e Jaled Çelës apelojnë vendin e Krimeve të Rënda, ja kur ankimon Tahiri

2 Tetor 2019, 07:19 Nga DOSJA
3.4 vite burg/ Avokatët e Jaled Çelës apelojnë vendin e

Tiranë-Avokatët e Jaeld Çelës kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-kryepolicin, pas vendimit me 3.4 vite burg. Çela kërkon pafajësinë në Apel, ndërsa në Shkallë të Parë, u gjet i fajshëm për shpërdorim detyre.

Ai akuzohet bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës. Pritet që ditën e nesërme të apelojë vendimin e kësaj gjykate edhe Samir Tahiri , i cili pak ditë më parë u shpreh se këtë akt do ta marrë me urgjencë.

Më 19 shtator Gjykata e Krimeve të Rënda dha dënimin 3.4 vite burg për shpërdorim detyre për Jaeld Çelën. Në të njëjtën seancë Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish–ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me 5 vite burg.

Për shkak se ish-ministri përfiton gjykim të shkurtuar dhe rrjedhimisht përfiton ulje të 1/3 së dënimit, vitet e burgut do të konvertohen në 3 vite shërbim prove. Por sipas vendimit, Tahiri për 5 vite nuk duhet të kryejë funksione publike. PD e quajti këtë vendim të turpshëm.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dënimi për jaled çelën jaled çela apelon vendimin vendimi për saimir tahirin dënimi për jaled çelën jaled çela apelon vendimin vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll