Aktualitet

“Më shpëtoftë Zoti”, flet pronari i kompanisë së konteinerëve ku u gjetën 137 kg kokainë, Dauti: Sot do isha i arres

2 Tetor 2019, 07:10 Nga DOSJA
“Më shpëtoftë Zoti”, flet pronari i kompanisë

Tiranë– Eduart Dauti i cili është pronari i kompanisë “Alba Exotic Group”,  në konteinerët e së cilës u gjetën 137 kg kokainë ka deklaruar se ka shpëtuar Zoti pasi ai tashmë mund të ishte edhe i arrestuar.

“Zoti më shpëtoftë, faleminderit DEA apo autoriteteve shqiptare kush i zuri, sepse unë do isha i arrestuar. Kontenierët do kishin kaluar në skaner dhe unë do isha arrestuar. Policia nuk më kanë marrë në fare në pyetje për ngjarjen”, theksoi më tej ai në emisioni “Opinion”. 

Ndërsa për marrjen e lajmit ai u shpreh: “Unë jam njoftuar fillimisht për herë të parë, nga portalet. Unë sjell banane javë për javë. Ato janë banane dhe unë bëj këtë punë prej 9 vitesh. Unë sjell banane dhe limona nga Amerika latine.  Nuk kisha asnjë dijeni që brenda kësaj ngarkese kishte drogë. Ne e kemi mësuar të premte në darkë, unë sjell minimalisht 450 kontenierë në vit. Mesatarisht 1 kontenier në ditë.”

Pak ditë më parë është goditur një tjetër rast i trafikut të kokainës. 4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eduart dauti kokaina ne portin e durresit eduart dauti kokaina ne portin e durresit

Sondazh

Poll