Aktualitet

Saga e vrasjeve/ Ekzekutohet daja i Zamir Latifit në Lushnje, tregtari po pinte kafe (VIDEO-DETAJE)

  • Artan Hoxha: Janë e njëjta dorë që i ekzekutuan nipin më 2017-ën
  • SKEDA/ Kush janë dy ‘KILLERAT’ që RENEA dështoi t’i kapte
  • Një vrasje e rëndë trondit qytetin e Lushnjes. Dy persona të maskuar kanë hyrë brenda lokalit ku po pinte kafe viktima, dhe e kanë qëlluar me breshëri. Viktima, daja i Zamir Latifit, i vrarë dy vite më parë në Masakrën e Lushnjes.
    Përditësuar:

    LUSHNJE– Dy vite pas vrasjes së Zamir Latifit, i njohuri si anëtar i bandës së Aldo Bares, ekzekutohet në mes të qytetit të Lushnjes, daja i tij, Besmir Hida. Hida, një tregtar makinash në Lushnjë u vra këtë mëngjes rreth orës 08:00, në një lokal në lagjen ‘Skënder Libohova’. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy persona të maskuar, janë futur brenda në lokal dhe e kanë qëlluar 35-vjeçarin me kallashnikov nga një distancë e afërt në katin e dytë, duke e lënë të vdekur në vend.

    Ngjarja e rëndë është parë nga persona të shumtë që ndodheshin në të njëjtin lokal për të pirë kafenë e mëngjesit.  Menjëherë pas krimit autorët janë larguar me një automjet , që është gjetur i djegur jashtë qytetit të Lushnjes. E njëjta makinë, bëjnë me dije burime për Dosja.al iu vodh çiftit tek Casa Italia, një javë më parë.

    Pista e parë që po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi Hida është daja i Zamir Latifit, anëtarit të bandës së Aldo Bares. Gazetari Artan Hoxha, hodhi i pari dyshimet se ekzekutimi është kryer nga grupi që vrau nipin e Hidës. Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili janë dy të dyshuarit e parë edhe për vrasjen e Hidës.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Besmir Hida prej vitesh kishte një pikë grumbullimi makinash të vjetra, ku ushtronte aktivitetin e tij. Gjithashtu Dosja.al ka mësuar se ndaj 35-vjeçarit është zhvilluar edhe një tjetër atentat pak kohë më parë.  Persona ende të paidentifikuar, kishin vendosur në makinën e tregtarit, të llojit “Volvo”, 200 gramë tritol. Nga kjo ngjarje nuk pati viktima por vetëm dëme të mëdha materiale, pasi shpërthimi i lëndës plasëse theu edhe xhamat e bizneseve përreth. Edhe në atë kohë, dyshimet ranë mbi konkurrencën në biznes duke përjashtuar mundësinë e një atentati.

    (f.m/dosja.al)

    • 13:12

      LAJM I FUNDIT/ Vrasja në Lushnje, autorët përdorën mjetin që i vodhën çiftit që bënte seks te "Casa Italia"

      Dosja.al mëson se makina e përdorur nga autorët në ekzekutimin e sotëm në qytetin e Lushnjes, është e njëjta makinë që u vodh vetëm një javë më parë tek “Casa Italia”. Burime i thanë Dosja.al se mjeti që u vodh në autostradë, teksa një inxhinier kryente marrëdhënie me një grua të martuar, përkon me makinën që u gjet e djegur sot në dalje të qytetit të Lushnjes.

      Makina e djegur
    • 11:41

      Ekzekutimi i tregtarit në Lushnje, gjendet një automjet i djegur në autostradë (Video)

      Është gjetur një automjet i djegur në qytetin e Lushnjes në lagjen “Sarave” në autostradë.  Automjeti dyshohet se është përdorur nga dy autorët që ekzekutuan me breshëri kallashnikovi tregtarin Besmir Hida.

      Brenda në makinë janë gjetur dy kallshnikovë dhe një pistoletë.

      Dyshohet se me armët e gjetura në këtë automjet është kryer vrasja e tregtarit Hida, 35-vjeçarit që u vra mëngjesin e sotëm. Automjeti është dorëzuar tek ekipi i kriminialistikës dhe vijojnë hetimet.

    • 11:07

      Artan Hoxha tregon detaje për autorët: Janë e njëjta dorë që i ekzekutuan nipin më 2017-ën në masakrën e Lushnjës

      Artan Hoxha dhe Zamir Latifi

      Për vrasjen e Besmir Hidës në Lushnjë, mëngjesin e sotëm, gazetari Artan Hoxha ka treguar se është e njëjta dorë dhe e njëjta skenë krimi që sipas tij mban në terror qytetin e Lushnjës dhe më 2017 vranë edhe Zamir Latifin.  Sipas Hoxhës Zamir Latifi është nipi i viktimës  Besnik Hida, i cili u vranë në Masakrën e Lushnjës. Hoxha ka treguar se Hida kërkonte drejtësi për nipin e tij, por dora e krimit nuk e la të jetonte.

      Reagimi:

      E njejta dore, te njejtet vrases, e njejta skene krimi, te njejtat batare kallashnikovesh mban nen terror per 3 vite ne radhe qytetin e qete me njerez punetore te Lushnjes….
      Besmir Hida, 40 vjec baba i dy femijeve, eshte viktima e radhes. E kam takuar disa here gjate ketyre dy viteve, kerkonte drejtesi per vrasjen e nipit Zamir Latifit, i ekzektuar me 11 tetor 2017 ne ate qe njihet si masakra e Lushnjes…
      Para se ta ekzekutonin Besmirit i vendosen eksploziv ne banese qe te largohej bashke me familjen jashte vendit.
      Besmiri besoii te drejtesia dhe ky shtetit dhe sot eshte viktima e radhes e nje grupi te organizuar kriminal me lidhje shume te forta qe po mban nen kontroll me dore te hekurt qytetin agrobujqesor me te rendesishem ne vend.

    • 10:48

      Masakra e Lushnjes i ‘mori’ nipin, kush është tregtari që u vra sot, daja i Zamir Latifit u ‘sinjalizua’ për jetën...por besoi në ligj

      Qyteti i Lushnjes është tronditur mëngjesin e sotëm, teksa Besmir Hida, tregtari i makinave u ekzekutua me breshëri kallashnikovi. Dosja.al ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, teksa mësohet se gjithçka ka ndodhur në një lokal në katin e dytë në lagjen “Skënder Libohova”, në orën 08:15. Hida u ekzekutua teksa po pinte kafe i vetëm me breshëri kallashnikovi nga dy persona të maskuar dhe mbeti i vdekur në vend si pasojë e plagëve. Menjëherë pas krimit të rëndë, dy autorët u larguan nga vendngjarja me një automjet, i cili u gjet i djegur pak minuta pas vrasjes.

      Por kush ishte Besmir Hida?

      35-vjeçari ishte një tregtar makinash. Ai kishte një pikë grumbullimi automjetesh të vjetra në Lushnje ku dhe ushtronte aktivitetin e tij.

      Besmir Hida ishte daja i Zamir Latifit, të riut që mbeti i vrarë në masakrën e Lushnjes, ngjarje e ndodhur në vitin 2017. Latifi u vra në një atentat që dyshohet se u krye nga Laert Haxhiu. Ky i fundit u fut brenda në lokal për ta vrarë Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares, që njihet si kreu i bandës së Lushnjës.

      Plumbat vërshuan mbi kokën dhe trupin e Latifit gjithashtu. Besnik Hida mësohet se ka kërkuar drejtësi për vrasjen e nipit të tij. Viktima e sotme i shpëtoi një tjetër atentati pak kohë më parë, teksa persona ende të paidentifikuar I shpërthyen makinën në tritol.

      Gazetari Artan Hoxha shprehet se tritoli iu vu si shenjë paralajmrimi, në mënyrë që Hida të largohej nga Shqipëria, por ky i fundit nuk e bëri këtë gjë. Hoxha theskon se gjatë bisedave qëe ka pasur me 35-vjeçarin, i riu që mbeti i vdekur pas plumbave të kallshnikovit besonte tek drejtësia e këtij shteti, që mesa duket e zhgënjeu.

    • 9:58

      Dalin pamjet, ja lokali ku u ekzekutua tregtari në Lushnjë, dy të maskuarit i ndërprenë kafen e fundit (VD)

      Kanë dalë pamjet nga vendi i ngjarjes ku u vra me plumba kallashnikovi tregtari Besmir Hida.

      Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Dosja.al, shihet se policia ka rrethuar vendin e krimit.

      Në sy bie lokali në katin e dytë, ku viktima po pinte kafenë e mëngjesit pa e ditur se do të jetë e fundit.

       

    • 9:04

      U ekzekutua nga dy persona, dalin detaje nga vrasja e tregtarit të makinave në Lushnje

      Njoftimi i policise

      Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë

      Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.

      Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.

      Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.

    Shto Koment