Aktualitet

Fikja e sinjalit analog, drejtoresha në AMA: Proces pa kthim mbrapa

2 Tetor 2019, 06:47 Nga DOSJA
Fikja e sinjalit analog, drejtoresha në AMA: Proces pa kthim mbrapa

TIRANË– Drejtoresha Teknike në Autoritetin e Mediave Audiovizive, Elkeda Domi ka folur për dixhitalizimin, ku tha se kalimi i sinjalit nga analog në digjital po bëhet në një situatë të qëndrueshme.

“Nuk ka radhë të gjata në pikat e shitjeve. Operatorët, shumica kanë reaguar dhe i kanë mbyllur transmetimet dhe jemi në komunikim me operatorët e tjerë”, tha Domi në emisionin “Top Show” në Top Channel.

Domi theksoi se: “ky është një proces që nuk ka hap mbrapa.”

Sa i përket dekoderave që duhen për sinjalin digjital, Domi tha se sasia e tyre është e mjaftueshme ndaj edhe situata ka qenë nën kontroll.

Drejtoresha në AMA u shpreh se ky proces duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015-të, por është shtyrë vit pas viti.

Dje u mbyll sinjali analog në Tiranë dhe Durrës. Pas mesnatës antenat u fikën sipas vendimit të marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, ndërkohë kanalet televizive do të shihen vetëm përmes transmetimeve digjitale. Për qarkun e Vlorës, AMA ka vendosur shtyrjen e këtij procesi në një moment tjetër.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoresha e ama elkeda domi fiket sinjali analog drejtoresha e ama elkeda domi fiket sinjali analog

Sondazh

Poll