Bota

Dhunuan të moshuarën brenda azilit në Pejë, ngrihet aktakuza kundër tri infermiereve

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurat të shpallen fajtore

4 Maj 2023, 13:07 Nga m.s
Dhunuan të moshuarën brenda azilit në Pejë, ngrihet aktakuza
dhuna ndaj te moshuares

KOSOVË- Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tre infermiereve, A.P., A.R., dhe R.K., të cilat dhunuan një të moshuar në një azil në Kosovë në 2022. Ato akuzohen për veprën penale “Sulmi”.

Sipas aktakuzës “tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje përdorin forcën ndaj të moshuarës e cila ishte e vendosur në ketë strehimore, në atë mënyrë që pasi të pandehurat planifikojnë ta vënë nën kontroll viktimën e ndjeshme, me kërkesën e të pandehurës A.P., e pandehura R.K., e incizon me telefon, kurse e pandehura A.R., e kap përdore viktimën duke e mbajtur, e pandehura A.P., e godet disa herë me shuplakë viktimën e tri herë me gjunjë në pjesë abdominale, e të gjitha këto veprime përcjellën me video incizim dhe të qeshura nga tri të pandehurat”, njofton prokuroria.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurat të shpallen fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale. “Gjithashtu në departamentin e krimeve të rënda në këtë prokurori janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për procesin e strehimores, për veprat penale nga kapitulli i korrupsionit”, thuhet në njoftim.

E moshuara u dhunua nga infermierja në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të shtëpisë së të moshuarve “Orenda”,  sulmuan fizikisht të moshuarën, ndërsa njëra prej tyre e ka qëlluar me shpulla e shkelma./Dosja.al 

peje prokuroria infermiere

Sondazh

Poll