Bota

Shpërthim në kontenierët e ndërtimit në Çeki, 8 persona humbin jetën

Mësohet se kontejnerët janë braktisur dhe në to kanë qëndruar persona të pastrehë. Zjarrfikësit nuk kanë arritur ende të kontaktojnë pronarin e kazermës. Rrethanat e zjarrit do të hetohen gjatë gjithë ditës.

4 Maj 2023, 11:37 Nga f.i
Shpërthim në kontenierët e ndërtimit në Çeki, 8
foto ilustruese

ÇEKI- Tetë persona, njerëz të pastrehë humbën jetën si pasojë e një zjarr që shpërtheu të mërkurën në mbrëmje në disa kontejnerë ndërtimi në qytetin Bërno të Çekisë. Mediat e huaja raportojnë se rreth 12 kontejnerë buzë një blloku banesash u përfshinë nga flakët.

Mësohet se kontejnerët janë braktisur dhe në to kanë qëndruar persona të pastrehë. Zjarrfikësit nuk kanë arritur ende të kontaktojnë pronarin e kazermës. Rrethanat e zjarrit do të hetohen gjatë gjithë ditës.

Për sa i përket numrit të viktimave, zjarri në Bërno është tragjedia e katërt e tillë në historinë e vendit. Numri më i madh i viktimave është në 2020, ku 11 persona vdiqën në gusht në një apartament të djegur në një bllok apartamentesh në Bogumin në Cieszyn Silesia.

shperthen kontenieri ne ceki çeki

Sondazh

Poll