Bota

Kosovë/ Ministrja e Drejtësisë publikon audion e papritur: PDK-ja dhe Thaçi kanë dashur të amnistojnë Serbinë

Haxhiu tha se Serbia “është shfajësuar” gjatë qeverisjes së PDK-së dhe në kohën kur ish-presidenti Hashim Thaçi e udhëhiqte dialogun me Serbinë. 

4 Maj 2023, 12:24 Nga f.i
Kosovë/ Ministrja e Drejtësisë publikon audion e papritur: PDK-ja
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka publikuar një audio, ku ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi flet për krimet e luftës. Haxhiu tha se Serbia “është shfajësuar” gjatë qeverisjes së PDK-së dhe në kohën kur ish-presidenti Hashim Thaçi e udhëhiqte dialogun me Serbinë. 

“Për krime lufte s’e kisha dënu asnjë njeri. Kisha bë amnisti. Sepse për mua çmimi më i madh për luftën është liria dhe pavarësia”,- thotë Kuçi në audio.

“Pra, Hajredin Kuçi, ish-ministri i Drejtësisë flet për amnistimin e krimeve të luftës. Këtë qasje e ka ndjekë Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja. Këtë qasje e ka ndjekë edhe Hashim Thaçi sa e ka udhëhequr dialogun me Serbinë”, -tha ajo, duke u bazuar në audion e publikuar.

“Nënshkrimi i deklaratës për të zhdukurit e bën Serbinë përgjegjëse për krimin e zhdukjes me forcë të qytetarëve tanë. Për herë të parë, përmes një dokumenti zyrtar Serbia pranon krimin e bërë dhe obligohet që të japë informacione për varrezat masive ku ende i mban qytetarët tanë. Me atë deklaratë, Serbia pranon krimet shtetërore mbi popullin e Kosovës, mbi qytetarët tanë”, -sipas Haxhiut.

albulena haxhiu

Sondazh

Poll