Bota

Imitoi me armë plastike vrasjen masive në Serbi, arrestohet babai i nxënësit

Policia në Obrenovc ka arrestuar babain e një nxënësit, i cili sot në mëngjes ka nxjerrë armën plastike në shkollën fillore “Jefimija” në Obrenovc dhe imitoi tragjedinë, ku humbën jetën 9 persona.

4 Maj 2023, 11:47 Nga f.i
Imitoi me armë plastike vrasjen masive në Serbi, arrestohet babai i
foto ilustruese

SERBI- Policia në Obrenovc ka arrestuar babain e një nxënësit, i cili sot në mëngjes ka nxjerrë armën plastike në shkollën fillore “Jefimija” në Obrenovc dhe imitoi tragjedinë, ku humbën jetën 9 persona. Mediat e huaja raportojnë se arrestimi vjen pasi pamjet kur i mituri tallej me tragjedinë u bënë virale në rrjet.

Mëngjesin e sotëm, një ditë nga krimi makabër në rrjetet sociale u shfaqën pamje të rënda.  Në video shihen studentë me një armë plastike duke u tallur me krimin dhe tragjedinë e bashkëmoshatarëve të tyre.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

14-vjeçari, Kosta Keçmanoviç nxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia./Dosja.al

vrasja ne serbi

Sondazh

Poll