Bota

"Kjo do të jetë lufta e fundit", Zelenskyy në Hagë: Rusia përgjegjëse për 6 mijë krime

Zelenskyy tha se rreth 6,139 krime lufte janë kryer vetëm nga rusët në prill, dhe se 207 civilë kanë humbur jetën nga këto krime përfshirë 11 fëmijë.

4 Maj 2023, 12:52 Nga f.i
"Kjo do të jetë lufta e fundit", Zelenskyy në
Volodymyr Zelenskyy

HAGË- Gjatë fjalimit të tij në Hagë, presidenti ukrainas bëri thirrje që të respektohet liria, drejtësia dhe paqja. Zelenskyy tha se rreth 6,139 krime lufte janë kryer vetëm nga rusët në prill, dhe se 207 civilë kanë humbur jetën nga këto krime përfshirë 11 fëmijë, shkruajnë mediat e huaja.

Ndër të tjera presidenti ukrainas shtoi se kjo luftë ishte e padrejtë ndaj brezave të ardhshëm dhe se nuk mund t’i lëmë me probleme që nuk mund t’i zgjidhin.

“Gjykatat në Ukrainë do të bëjnë të pamundurën që të gjithë personat që kanë kryer krime të mbajnë përgjegjësi,” theksoi Zelensky duke falënderuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Duke falenderuar lidershipin politik holandez që kanë mbështetur Ukrainën në këtë rrugë, presidenti ukrainas tha se kjo do të ishte lufta e fundit në Ukrainë, duke mbyllur fjalimin me sloganin e tij tashmë të njohur “”slava Ukraini”, që do të thotë “lavdi Ukrainës”.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll