Bota

Presidenti i Meksikës i dërgon letër Biden: SHBA po financon opozitën

Në letër, Lopez Obrador thekson se Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për disa kohë ka financuar “organizata që kundërshtojnë hapur qeverinë ligjore dhe legjitime”, një akt që ai e përshkroi si “ndërhyrës”.

4 Maj 2023, 12:13 Nga f.i
Presidenti i Meksikës i dërgon letër Biden: SHBA po financon
Joe Biden dhe Andres Manuel Lopez Obrador

MEKSIKË- Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, është ankuar sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat e huaja raportojnë se në një letër drejtuar Joe Biden, Obrador thotë se SHBA-ja po financon organizata që kundërshtojnë administratën e tij. 

Në letër, Lopez Obrador thekson se Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për disa kohë ka financuar “organizata që kundërshtojnë hapur qeverinë ligjore dhe legjitime”, një akt që ai e përshkroi si “ndërhyrës”.

“Jam i sigurt se ju nuk dini për këtë çështje dhe për këtë arsye kërkoj me respekt ndërhyrjen tuaj”, -thuhet në letrën, të cilën López Obrador e lexoi në konferencën e tij të mëngjesit të së mërkurës.

Organizatat që Lopez Obrador i ka identifikuar si opozitë mes tjerash përfshijnë një organizatë ndërkombëtare për lirinë e shprehjes, e cila ka qenë kritike për numrin e gazetarëve të vrarë në Meksikë. Lopez Obrador u takua të martën me këshilltaren e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Liz Sherwood-Randall, për të diskutuar mbi koordinimin përpara përfundimit të kufizimeve të SHBA-së për azilin në kufirin e tyre të përbashkët.

Kjo nuk është hera e parë e një ankese nga presidenti i Meksikës, pasi Obrador e bëri një ankesë të ngjashme përmes një note diplomatike dy vjet më parë, pak para një takimi virtual me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris.

joe biden andres manuel lopez obrador

Sondazh

Poll