Bota

Pas Ukrainës, Rusia akuzon SHBA-në për tentativën e vrasjes së Putin

Moska tha se ishte “absolutisht qesharake” që Kievi dhe Uashingtoni janë përpjekur të mohojnë incidentin, pasi Zelensky tha se Kievi nuk kishte asnjë lidhje me sulmin.

4 Maj 2023, 12:46 Nga f.i
Pas Ukrainës, Rusia akuzon SHBA-në për tentativën e vrasjes
sulmi ne Kremlin

RUSIA- Ditën e djeshme, Rusia deklaroi se dy drone sulmuan Kremlinin, duke akuzuar Ukrainën se kreu një përpjekje për të vrarë presidentin rus Vladimir Putin. Mediat e huaja raportojnë se tashmë përveç Ukrainës, Kremlini po fajëson SHBA-në.

"Uashingtoni qëndron padyshim pas tentativës së dyshuar për vrasjen e Vladimir Putinit”,- ka thënë Kremlini.

Kremlini tha se Rusia ka opsione të shumta përgjigjeje dhe nuk pranoi të komentojë nëse Volodymyr Zelenskyy ishte një objektiv legjitim. Moska tha se ishte “absolutisht qesharake” që Kievi dhe Uashingtoni janë përpjekur të mohojnë incidentin, pasi Zelensky tha se Kievi nuk kishte asnjë lidhje me sulmin.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll