Bota

Reshjet e dendura e përmbytjet në Itali, kreu i mbrojtjes civile: Në rrezik nga rrëshqitja e dheut

Rreshjet e shiut kanë fryrë në masë të madhe lumenjtë, duke shkaktuar rrëshqitje dherash

4 Maj 2023, 11:34 Nga m.s
Reshjet e dendura e përmbytjet në Itali, kreu i mbrojtjes civile:
Pamje nga permbytjet ne Itali

ITALI- Në Itali, për shkak të rreshjeve të rëna gjatë dy ditëve të fundit është shfaqur rreziku për rrëshkitjen e dheut. Qendra të tëra të banuara tashmë të zhytura nga uji i lumenjve në Emilia-Romagna, veçanërisht në provincat e Ravenës dhe Bolonjës. Kreu i mbrojtjes civile Fabrizio Curcio tha: “Në 36 orë ranë më shumë se 140 milimetra ujë, tani rreziku është rrëshqitja e dheut”.

Trenat ndaluan për orë të tëra, shkollat ​​u mbyllën. Rreshjet e shiut kanë fryrë në masë të madhe lumenjtë, duke shkaktuar rrëshqitje dherash, shkruan "TGCOM 24".

"Fenomene që mund të përsëriten", paralajmëron kreu i mbrojtjes civile Fabrizio Curcio: “Moti po përmirësohet, por sasitë e ujit që kanë rënë janë ende të pranishme në zonë dhe duhen monitoruar me kujdes, do të duhet të presim për rrëshqitje të mëdha dhe të vogla ".

“Kurrë nuk ka rënë kaq shumë shi në 48 orë”, thotë presidenti i Rajonit, Stefano Bonaccini. Ai ka bërë të ditur se do të kërkojë gjendjen e jashtëzakonshme dhe garancia e ndihmës ka ardhur nga Qeveria. Ndërkohë, Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella dhe kryeministrja Giorgia Meloni shprehën solidaritetin.

Për shkak të përmbytjeve janë shënuar viktima, e po kështu edhe mbi 500 persona të zhvendosur në Faenza, në Itali. Ndonëse urgjenca kishte nisur me alarmin disa orë më parë, mbrëmjen e së martës, asnjë nga banorët nuk mund ta imagjinonte ndonjëherë një skenar kaq të rëndë. Uji mbuloi makinat, duke prekur edhe katin e parë të banesave. Në total, mbi 500 janë të zhvendosur, ndërsa 5000 të tjerë në zonën e prekur janë në rrezik evakuimi. /Dosja. al 

itali permbytje

Sondazh

Poll