Bota

TMERR në SHBA/ Sulmohet me armë zjarri spitali në Atlanta, vritet 1 person, plagosen rëndë 4 të tjerë

Policia publikoi imazhet e kamerave të sigurisë të të dyshuarit, i cili kishte veshur një xhup gri me kapuç, pantallona të zeza dhe një maskë kirurgjikale teksa mbante një armë zjarri. 

3 Maj 2023, 20:54 Nga a.l
TMERR në SHBA/ Sulmohet me armë zjarri spitali në Atlanta, vritet
Sulm me armë në SHBA

SHBA- Një sulm me armë zjarri ka ndodhur sot në SHBA. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur pranë një spitali në Atlanta, ku 1 person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur rëndë. 

Policia ka ngritur një operacion-kërkimi pasi sulmuesi është i armatosur dhe përbën rrezik për këdo që i afrohet. Gjithashtu autoritetet njoftuan se derisa autori të vihet në pranga, disa shkolla të Atlantës në zonë do të qëndrojnë të mbyllura. 

Policia publikoi imazhet e kamerave të sigurisë të të dyshuarit, i cili kishte veshur një xhup gri me kapuç, pantallona të zeza dhe një maskë kirurgjikale teksa mbante një armë zjarri. 

sulm me arme ne shba

Sondazh

Poll