Bota

TRONDITËSE në Gjermani/ 30-vjeçari sulmon me thikë 2 nxënëse në një shkollë fillore, të miturat transportohen në gjendje të rëndë në spital

Nga të dhënat paraprake, autoritetet bëjnë me dije se autori i dyshuar është një 30-vjeçar, i cili është vënë në pranga në vendin e krimit.

3 Maj 2023, 18:37 Nga a.l
TRONDITËSE në Gjermani/ 30-vjeçari sulmon me thikë 2
Pamje nga vendi i ngjarjes

GJERMANI- Një ngjarje e rëndëështë raportuar në një shkollë fillore në Gjermani, ku një burrë ka sulmuar me thikë dy nxënëse të moshës 7 dhe 8 vjeç. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën Neukeln të Berlinit në ambientet e shkollës fillore. 

Nga të dhënat paraprake, autoritetet bëjnë me dije se autori i dyshuar është një 30-vjeçar, i cili është vënë në pranga në vendin e krimit. Për arsye hetimore identiteti i tij nuk është bërë ende publik, ndërsa nuk dihet ende motivi i ngjarjes. 

Mësohet se dy të miturat janë transportuar me urgjencë në psital dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje. Sipas raportimeve, dëshmitarë të ngjarjes ishin edhe disa fëmijë. 

sulm me thike ne gjermani

Sondazh

Poll