Bota

TMERR në Australi/ Babai MONSTËR përdhunon vajzën e tij të mitur, PAMJET e rënda i publikon në rrjetet sociale

E mitura i ishte lënë në kujdestari të atit pas ndarjes nga nëna e saj e cila konsumonte sistematikisht lëndë narkotike. 

3 Maj 2023, 19:47 Nga a.l
TMERR në Australi/ Babai MONSTËR përdhunon vajzën e tij
Babai abuzon seskualisht me vajzën e tij të mitur

AUSTRALI- Një rast tronditës i abuzimit seksual të një të miture është raportuar në Australi. Një baba ka përdhunuar vajzën e tij 3 vjeçare për rreth 1 vit, më pas ka publikuar në rrjete sociale pamjet e aktit të rëndë. E mitura i ishte lënë në kujdestari të atit pas ndarjes nga nëna e saj e cila konsumonte sistematikisht lëndë narkotike. 

Burri u përball me Gjykatën e Qarkut të Australisë Jugore të mërkurën duke u deklaruar fajtor për mbajtjen e një marrëdhënieje të paligjshme me fëmijën e tij dhe akuza të shumta për prodhimin, shpërndarjen dhe posedimin e materialeve për shfrytëzimin e fëmijëve.

Prokuroria i tha gjykatës se burri, i cili nuk përmendet për të mbrojtur identitetin e vajzës së tij, u mburr për abuzimin me vajzën e tij të vogël në grupet e bisedave në internet.  Avokatja e burrit Emma Shaë i përshkroi veprimet e klientit të saj si 'të neveritshme', por i tha gjykatës se kishte shpresë që ai të rehabilitohej, shkruajnë mediat e huaja.

“Ai e urren atë që ka bërë”, tha zonja Shaw. 

Zonja Shaw tha se klienti i saj e pranoi se ai ishte një pedofil dhe shkroi një letër me dy faqe duke kërkuar falje për abuzimin e vajzës së tij dhe për ekspozimin e stafit të gjykatës, policisë dhe prokurorëve ndaj imazheve të abuzimit.  

abuzim seksual ne australi

Sondazh

Poll