Bota

NATO planifikon të hapë zyrë në Japoni

Sipas gazetës, e cila citoi zyrtarë japonezë dhe të NATO-s, stacioni me një person do të lejonte aleancën të kryente konsultime periodike me Japoninë dhe partnerë të tjerë në rajon, si Australia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut.

3 Maj 2023, 19:01 Nga a.l
NATO planifikon të hapë zyrë në Japoni
Foto ilustruese

JAPONI- Japonia dhe NATO po kërkojnë të rrisin bashkëpunimin në hapësirën kibernetike dhe aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA planifikon të hapë zyrën e saj të parë ndërlidhëse në Tokio. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta japoneze, Nikkei Asia.

Sipas gazetës, e cila citoi zyrtarë japonezë dhe të NATO-s, stacioni me një person do të lejonte aleancën të kryente konsultime periodike me Japoninë dhe partnerë të tjerë në rajon, si Australia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut, shkruajnë mediat e huaja. 

Nikkei raportoi se propozimi për hapjen e një zyre ndërlidhëse është ende duke u negociuar pasi u ngrit për herë të parë midis kryeministrit japonez Fumio Kishida dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg gjatë vizitës së këtij të fundit në Tokio në fillim të këtij viti. 

nato

Sondazh

Poll