Bota

TRONDITËSE/ Shpërndante paketa me substanca vdekjeprurëse për klientët në mbarë botën, vihet në pranga kuzhinieri kanadez

Arrestimi i tij është bërë gjatë ditës së martë, ndërsa sot ai del para gjykatës për t'u njohur me akuzat.

3 Maj 2023, 19:19 Nga a.l
TRONDITËSE/ Shpërndante paketa me substanca vdekjeprurëse
Paketat vetëvrasëse

KANADA- Një kuzhinier kanadez nga Toronto ka shitur në internet paketa me substanca helmuese për personat e dëshpëruar për t'i dhënë fund jetës, e cila jep efektin në vetëm pak minuta. Substanca dyshohet se është konsumuar nga dy persona në këtë zonë. Kennethe Law 57 vjeç e ushtroi këtë aktivitet për pothuajse dy vjet, duke shpërndarë substancën vdekjeprurëse përmes postës për klientët e tij në mbarë botën, shkruan DailyMail. 

Arrestimi i tij është bërë gjatë ditës së martë, ndërsa sot ai del para gjykatës për t'u njohur me akuzat.  Rastet e vetëvrasjeve përmes substancës helmuese nuk janë raportuar vetëm në Toronto, pasi 4 të tjerë u zbuluan se kanë përdorur të njëjtën lëndë në Mbretërinë e Bashkuar për t'i dhënë fund jetës. Hetimi për të arrestuarin vijon, ndërsa policia paralajmëron se mund të ketë një rritje të numrit të viktimave. 

Sondazh

Poll