Bota

Me 10 të shtëna, roja i sigurisë vret vëllain dhe kunatën në Itali

Vrasësi i dyshuar është identifikuar si Massimo Pestrin, 51 vjeç, me profesion roje sigurie, vëllai i Linos.

3 Maj 2023, 20:05 Nga I.A
Me 10 të shtëna, roja i sigurisë vret vëllain dhe
Vendi i ngjarjes

ITALI- Vrasje e dyfishtë në Paese, në provincën e Trevisos. Burrë e grua, 63-vjeçari Lino Pestrin dhe 58-vjeçarja Rosanna Trento, janë gjetur të pajetë brenda shtëpisë së tyre. Vrasësi i dyshuar është identifikuar si Massimo Pestrin, 51 vjeç, me profesion roje sigurie, vëllai i Linos.

Burri u dërgua në kazermën e Karabinierëve në Treviso. Sipas asaj që rezultoi nga burime hetimore, ai kishte vrarë bashkëshortët me pistoletë. Dy vëllezërit jetonin në shtëpitë fqinje, në të njëjtën pronë bujqësore në zonën e Trevisos ku ndodhi tragjedia. Krimi, sipas informacioneve fillestare, kishte ndodhur për shkak të sherreve familjare. 

lino pestrin rosanna trento massimo pestrin

Sondazh

Poll