Bota

Lajçak për Ballkanin e Hapur: Duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të ndërtohet mbi vlerat evropiane

Lajçak në lidhje me situatën në Ballkan nënvizoi se nuk duhet të ulen kriteret për pranimin e Bosnje dhe Hercegovinës në BE dhe shtoi se anëtarësimi nuk është vetëm një vendim politik, por edhe një vendim i bazuar në standarde të caktuara.

3 Maj 2023, 19:13 Nga a.l
Lajçak për Ballkanin e Hapur: Duhet të jetë
Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak deklaron se nisma Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të ndërtohet mbi vlerat evropiane.

Është e rëndësishme që të jetë gjithëpërfshirëse, të mos përjashtojë askënd nga procesi dhe të çojë para integrimin drejt BE-së, të ndërtohet mbi vlerat evropiane”, theksoi ai.

Në një intervistë për median kroate Veçernji list, Lajçak në lidhje me situatën në Ballkan nënvizoi se nuk duhet të ulen kriteret për pranimin e Bosnje dhe Hercegovinës në BE dhe shtoi se anëtarësimi nuk është vetëm një vendim politik, por edhe një vendim i bazuar në standarde të caktuara.

“Unë e shoh një zgjidhje në atë që BiH dhe vendet e tjera që aspirojnë anëtarësimin janë gjithnjë e më të pranishme në BE, megjithëse nuk do të merrnin pjesë në vendimmarrje. Ata janë të pranishëm në diskutime dhe se të gjithë janë mësuar me praninë e tyre, tregu i përbashkët i BE-së është hapur”, përfundoi Lajçak. 

Nisma Ballkani i Hapur është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e saj.

miroslav lajçak

Sondazh

Poll