Bota

Akuzuan Ukrainën për atentatin ndaj Putin/ Medvedev bën deklaratën e fortë: S'na ngelet gjë tjetër veçse të eleminojmë Zelenskyy-n

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev deklaron se sulmi i supozuar me dron gjatë natës në Kremlin nuk i lë Moskës asnjë alternativë, përveç "eliminimit" të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. 

3 Maj 2023, 18:56 Nga a.l
Akuzuan Ukrainën për atentatin ndaj Putin/ Medvedev bën
Dmitry medvedev

RUSI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev deklaron se sulmi i supozuar me dron gjatë natës në Kremlin nuk i lë Moskës asnjë alternativë, përveç "eliminimit" të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. 

Zelenskyy mohoi akuzat lidhur me incidentin, për të cilin Kremlini tha se ishte një tentativë për të vrarë presidentin Vladimir Putin, por nuk rezultoi në asnjë viktimë, shkruajnë mediat e huaja. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që nuk raportohet për asnjë ndërtesë të dëmtuar. Kremlini pretendon se sulmi ka qenë i qëllimshëm dhe dyshohet se është një atentat ndaj presidentit Putin. Por siç bëhet me dije, lideri rus ka marrë disa plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

 

lufta ukraine-rusi dmitry medvedev

Sondazh

Poll