Sport

Reali i Madridit humbet kampionatin, por “fiton” yllin e merkatos së verës… gati firma

Gatishmëria e lojtarit për të luajtur në “Santiago Bernabéu” ishte vendimtare në arritjen e marrëveshjes mes kluvebe.

3 Maj 2023, 18:31 Nga DOSJA
Reali i Madridit humbet kampionatin, por “fiton” yllin e merkatos

SPANJE - Është “bomba” e parë e madhe e merkatos së verës: Jude Bellingham është një hap larg të qenit lojtar i Realit të Madridit.

Prestigjiozja “Marca”, gjithmonë e mirinformuar për ato që ndodhin në klubin “merengues”, siguron që marrëveshja me Borussian e Dortmundin dhe me lojtarin anglez është mbyllur. Bellingham do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

“Marca” vë në dukje se shifra e transferimit do të jetë mes 100 dhe 120 milionë eurove. Oferta e “Los Blancos” ka qenë me e lartë se shifrat e ofruara nga Manchester City dhe Liverpooli.

Gatishmëria e lojtarit për të luajtur në “Santiago Bernabéu” ishte vendimtare në arritjen e marrëveshjes mes kluvebe.

Bellingham mbërriti në “Signal Iduna Park” në vitin 2020, pasi Dortmundi i pagoi 25 milionë euro Birminghamit.

Sipas “Marca”-s, marrëveshja duhet të zyrtarizohet deri në fund të majit. Real i Madridit e konsideron 19-vjeçarin zëvendësuesin perfekt të veteranëve Luka Modric dhe Toni Kroos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll