Sport

“Thonë se do të më përdhunojnë dhe më kërcënojnë fëmijën tim”, tregon gazetarja që pyeti Carlo Ancelottin për Vinicius...

María Morán garanton se tashmë ka denoncuar në policinë spanjole autorët ndaj ofendimeve

3 Maj 2023, 15:46 Nga DOSJA

“Thonë se do të më përdhunojnë dhe më

SPANJE - María Morán, gazetare e beIN Sports dhe Gol TV, tregojë këtë të martë kërcënimet që ka marrë në rrjetet sociale, pasi i bëri një pyetje Carlo Ancelottit, trajnerit të Real Madridit, në një konferencë për shtyp.

“A besoni se Vinícius Jr. duhet ta shohë një karton të kuq, edhe si një mësim për protestat e vazhdueshme kundër arbitrimit?”,- pyeti Morán.

Ancelotti nuk i ka shpëtuar pyetjes: "Një të kuqe? Nuk duhet një e kuqe, por është ajo që i mungon. Me të gjitha të verdha që keni parë... mendoj se është mjaft”,- është përgjigjur trajneri italian.
Mirëpo pyetja nuk ka tingëlluar mirë tek tifozët e madrilènëve, të cilët në rrjetet sociale kanë sulmuar gazetaren me sharje (atë vetë dhe vajzën e saj vetëm 18 muajshe), ku nuk naë munguar edhe kërcënime.

“Ata thonë se do të më përdhunojnë, se vajza ime është bastarde... Madje fyejnë edhe një foshnjë. Gjithçka e kam raportuar në polici”, theksoi Morán në Twitter, duke ndarë imazhet e fyerjeve në fjalë.

“Thonë se do të më përdhunojnë dhe më

“Thonë se do të më përdhunojnë dhe më

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll