Sport

Fàbregas shpërthen ndaj lojtarëve të Chelsea: “Duken si ‘11 ullinj’ për taktikë...”

Ish-mesfushori spanjol përdor një gjuhë të ashpër, teksa kritikon gabimet e 'bluve' në humbjen e Arsenalit

3 Maj 2023, 16:06 Nga DOSJA
Fàbregas shpërthen ndaj lojtarëve të Chelsea: “Duken

ANGLI - Këtë të martë, Chelsea zgjati formën e tyre të keqe, e cila tani shkon në nëntë ndeshje radhazi pa fitore. Blutë humbën derbin e Londrës 3-1 ndaj Arsenalit, në një paraqitje që Cesc Fàbregas, ish-mesfushori i të dy klubeve, e konsideroi të dobët, madje duke përdorur një... krahasim të çuditshëm.

"Kur isha i vogël, kisha një trajner që kishte 11 ullinj. Ai i përdorte ato në një tryezë për taktikë. Kështu e shoh unë Chelsean. Ne pamë dy ekipe të ndryshme. Njëra shumë e organizuar dhe e stërvitur, dhe Chelsea, si 11 ullinj të vendosur për taktikë. Ndonjëherë nuk i besoj gabimet tekniko-taktike të asaj skuadre...”, ka nisur ai duke shpjeguar për ‘Sky Sports’.

Dhe Fabregas vazhdon: "Ne nuk jemi mësuar me diçka të tillë. Chelsea kishte (në fushë) një kampion bote, një finalist të Kupës së Botës, kapitenin e Brazilit... Është e vështirë ta shpjegosh dhe mua më vjen keq për (Frank) Lampard. Unë mund ta kuptoj pozicionin e tij. Në ditët e sotme përgjegjësia është e trajnerit. Por nuk është ai që luan, lojtarët duhet të shfaqen”,- përfundoi ai.

Me këtë rezultat, Arsenali mban gjallë luftën për titullin e Premierligës, duke fituar epërsinë e kampionatit me dy pike, me dy ndeshje më shumë se Manchester City. Nga ana tjetër, Chelsea është në vendin e 12-të me 39 pikë, nëntë mbi vijën e zones së kuqe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll