Sport

“Kur mbaroi ndeshja, pati shumë përleshje dhe luftime në tunel. Isha shumë i frikësuar”

Ish-sulmuesi brazilian, kujton një nga takimet më të paharrueshme të karrierës së tij, kur luante me Valencian në Spanjë në 2012

3 Maj 2023, 15:14 Nga DOSJA
“Kur mbaroi ndeshja, pati shumë përleshje dhe luftime në

SPANJE - Jonas Gonçalves Oliveira, një ish-sulmues brazilian, i cili ka luajtur edhe në Spanjë, ka dhënë një intervistë për 'Marca', ku ka folur për një nga ndeshjet më të paharrueshme të karrierës së tij kur, duke luajtur për Valencia, u përball me Villarrealin në vitin 2012. Ai shënoi një gol në 90'+2 dhe 'nëndetësja e verdhë' u rrëzua në La Liga 2 spanjole.

“E mbaj mend shumë mirë atë ndeshje. Ishte shumë e tensionuar që në fillim. Kishte shumë rivalitet në mes dy skuadrave. Goli erdhi në minutat e fundit. Kur ndeshja mbaroi, skenari u komplikua. Në tunelin e hyrjes për në dhomat e zhveshjes, pati shumë luftime dhe përleshje, unë kisha shumë frikë...”,- filloi duke treguar braziliani, i cili nuk e fsheh nostalgjinë e tij për stemën spanjolle.

"Ishte një periudhë shumë e rëndësishme në karrierën time. Përfitova nga mundësia që më dha Valencia për të luajtur në Spanjë, në Evropë dhe në Champions League. Unë kam qenë gjithmonë shumë mirënjohës. Ishte e pabesueshme të kaloja ato 3.5 vite atje. Do të doja të kthehesha në Mestalla për të parë një lojë”, shtoi ai.

Jonas, i cili përfundoi karrierën e tij në vitin 2019 dhe luajti edhe për Benfikën që nga viti 2014, zbuloi gjithashtu se tani ai e ndjek futbollin vetëm në televizion. "Unë jetoj në një zonë në brendësi të Brazilit, rreth tre orë larg São Paulo.

Larg futbollit. Tani shikoj vetëm televizor. Është ajo që dua më shumë, por familja ime është e para që më ka ndihmuar për të qenë pranë tyre, ku jam sot.Nuk dua të kaloj më shumë kohë larg familjes”, ka përfunduar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll