Sport

“Seks i tepruar?” Për modelen kjo nuk është arsyeja e dëmtimit të tenistit Berrettini: “Edhe me Boateng thanë të njëjtën gjë”...

Modelja mohon akuzat dhe flet për problemin e dëmtimit të tenistit italian

3 Maj 2023, 16:49 Nga DOSJA

“Seks i tepruar?” Për modelen kjo nuk është arsyeja e

ITALI - Melissa Satta, e dashura e tenistit Matteo Berrettini, siguroi në një intervistë për 'Vanity Fair' se dëmtimet më të fundit të italianit nuk lidhen me "seksin e tepruar", duke theksuar se për të njëjtën gjë ishte akuzuar edhe kur ishte e martuar me futbollistin Kevin-Princi Boateng.

"Ata lanë të kuptohet se dëmtimi i muskujve të barkut i Berrettinit ishte për shkak të seksit të tepruar. Është një rastësi, pasi është i njëjti dëmtim që kishte patur në vitin 2021, kur as nuk e njihja. Por gjithsesi: a duhet t'u përgjigjem vërtet këtyre njerëzve?", komentoi ajo, para se të kujtonte atë që kaloi edhe me Boateng.

“Një herë me ish-burrin tim që vuante nga pubalgjia, më sulmuan dhe më thanë se kemi bërë shumë seks dhe kjo ka qenë shkaku i problemeve të tij fizike”,- ka shpjeguar ajo.

“Seks i tepruar?” Për modelen kjo nuk është arsyeja e

Pavarësisht se kufizimet e Berrettinit nuk kanë lidhje me këtë, modelja garanton se çiftit i pëlqen të ‘argëtohet’. "Ne argëtohemi bashkë, por na pëlqen ta kalojmë edhe pasditen në shtëpi, kur ai stërvitet dhe unë punoj.

Në orën 22 jam nën çarçafë duke parë një film. Me mua, nëse doni të dilni natën në mesi i javes, nuk funksionon. Thënë kështu duket se seksi nuk ekziston. Nuk është diçka për t'u vlerësuar, por ju siguroj që jemi si të gjithë çiftet që jemi bashkë. Isha me ish-bashkëshorti prej 10 vitesh dhe nuk ka munguar asnjëherë seksi. Varet si e jeton marrëdhënien”,- përfundoi ajo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll