Sport

Deco, favorit për të marrë postin e drejtorit sportiv te Barcelona...

Informacioni jepet nga radio RAC-1

3 Maj 2023, 17:04 Nga DOSJA
Deco, favorit për të marrë postin e drejtorit sportiv te

SPANJE - Deco, ish-lojtari i kombëtares portugeze, është favoriti i madh për të zënë postin e drejtorit sportiv të Barcelonës, i cili do të jetë vakant pas largimit të Mateu Alemany. Informacioni u raportua këtë të mërkurë nga radio RAC-1.

Ish-lojtari, i cili luajti për Barcelonën, mes klubeve të tjera, ka punuar për katalanasit që kur Joan Laporta mori postin e presidentit në vitin 2021. Deco, aktualisht 45 vjeç, është përgjegjës për tregun e klubit spanjol në Brazil dhe në Portugali. 

Ish-mesfushori është gjithashtu menaxher i Raphinhas dhe ka pasur ndikim në ardhjen e brazilianit në Katalonjë, si dhe në transferimin e Aubameyang.

Duhet mbajtur mend se Deco ka përfaqësuar Barcelonën, si lojtar, mes viteve 2004 dhe 2008, duke fituar dy kampionate spanjole, po aq Superkupa dhe madje edhe një Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll