Sport

Shtyhet mbledhja e bordit të Bayern: më 30 maj, vendoset për Kahn dhe Salihamidzic

Bayern Munich ka njoftuar se takimi vendimtar i Bordit të Drejtorëve që do të përcaktojë të ardhmen e Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic do të zhvillohet më 30 maj.

3 Maj 2023, 18:25 Nga DOSJA

Shtyhet mbledhja e bordit të Bayern: më 30 maj, vendoset për Kahn

GJERMANI - Bayern Munich pritet të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me organikën e tij. Atmosfera te bavarezët nuk është më e mira, sidomos pas eliminimeve në Champions League dhe DFB Pokal. Në Bundesligë, skuadra e Munichut po lufton me Dortmundin dhe është në krye me +1 pikë.

Në të njëjtën kohë, për shkak të paraqitjeve të dobëta këtë sezon, e ardhmja e CEO Oliver Kahn dhe drejtorit teknik Hasan Salihamidzic është e pasigurt. Tashmë po përflitet për zëvendësimin e portierit veteran me ish ‘të fortin’ bavarez Uli Hennessy apo djalin e tij.

Një mbledhje vendimtare e bordit ishte planifikuar të mbahej më 22 maj për të marrë këto vendime. Megjithatë, Bayern njoftoi se mbledhja e Bordit të Drejtorëve shtyhet për 30 maj. Arsyeja e vendimit u bazua në përqendrimin absolut të skuadrës në detyrimet e saj në Bundesligë.

Kujtojmë se kampionati gjerman përfundon më 27 maj, ku Bayern Munich e pret Këlni.

Shtyhet mbledhja e bordit të Bayern: më 30 maj, vendoset për Kahn

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll