Sport

PRAPASKENA! Ylli Leo Messi, para nga një oferte të çmendur prej 450 milionë eurosh, për të luajtur vetëm një vit me Al Hilal…

Lionel Messi duket i gatshëm të rikthehet në Barcelonë pas dy viteve në Paris, por Al Hilal nuk e ka ndërmend ta hedhë peshqirin dhe po tenton ta bëjë të tijin “Pleshtin”, duke i ofruar 450 milionë euro argjentinasit për një vit.

3 Maj 2023, 17:58 Nga DOSJA

PRAPASKENA! Ylli Leo Messi, para nga një oferte të çmendur prej

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo pranoi ofertën legjendare të Al Nassr-it dhe u transferua në Arabinë Saudite. Por ky fakt duket se ka hapur oreksin e rivalëve të tyre për t'iu përgjigjur me një goditje të ngjashme të madhe.

Aty ku hiti i madh mendohet të jetë Lionel Messi, kampioni argjentinas i botës, që aktualisht është afër rikthimit në Barcelonë pas dy vitesh në ‘Qytetin e Dritave’ me Paris Saint-Germain. Ndaj Al Hilal nuk dëshiron të dorëzohet... pa luftë në garën për ta fitojnë atë. Kjo ka qenë edhe një prapaskenë e vizitës së 'Pleshtit' në Riad.

Sipas asaj që ka zbuluar përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter, gazetari Rudy Galetti, skuadra e Arabisë Saudite i ka bërë një ofertë astronomike prej 500.000.000 dollarësh Messit (dmth 454 milionë euro) për të nënshkruar një kontratë bashkëpunimi njëvjeçare, me 35-vjeçarin që ka kërkuar një afat prej një muaji nga ana e tij.

PRAPASKENA! Ylli Leo Messi, para nga një oferte të çmendur prej

Dhe kjo pasi prioritet i tij është kthimi në “Camp Nou” dhe mbyllja e karrierës në skuadrën me të cilën ka identifikuar emrin e tij, megjithatë ai dëshiron të ketë një derë të hapur në rast se nuk e mbyll marrëveshjen as me “blaugranët” apo ndonjë klub tjetër europian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll