Sport

Arrestohet në “Emirates”, një tifoz që ngacmonte me lazer ukrainasin Mudryk!...

Policia angleze arreston tifozin 21-vjeçar të Arsenalit për përdorimin e lazerit. Klubi i “Topçinjve” mbështet policinë...

3 Maj 2023, 17:31 Nga DOSJA
Arrestohet në “Emirates”, një tifoz që ngacmonte me

ANGLI - Dje në “Emirates”, gjatë ndeshjes Arsenal - Chelsea 3-1, një tifoz 21-vjeçar i Arsenalit u arrestua pasi ngacmonte me reze lazer futbollistin e ri ukrainas Mykhailo Mudryk, me sa duket sepse ai nuk nënshkroi për “Topçinjtë”, por përfundoi duke preferuar... Chelsean e urryer.

“Një arrestim është bërë pas përdorimit të lazerit gjatë ndeshjes së mbrëmshme. Kjo sjellje është e rrezikshme dhe krejtësisht e papranueshme dhe ne do të mbështesim plotësisht policinë në hetimet e saj. Ne padyshim që do të ndërmarrim veprimet më të forta të mundshme,”- është shprehur në një deklaratë për shtyp Arsenali.

Kjo u pasua nga një deklaratë nga Policia Metropolitane, e cila konfirmoi: "Një 21-vjeçar u arrestua në stadiumin “Emirates” gjatë ndeshjes Arsenal - Chelsea më 2 maj, si i dyshuar për një shkelje të rendit publik. Ai është arrestuar nën kujdestari”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll