Sport

Pioli luan me “zjarrin”, ja si ndryshon Milani këtë mbrëmje!

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli do të rrotullojë sërish ekipin e tij sonte kundër Cremonese, pavarësisht faktit se tre pikët janë një domosdoshmëri.

3 Maj 2023, 12:54 Nga DOSJA
Pioli luan me “zjarrin”, ja si ndryshon Milani këtë

ITALI – Mediat Italian shkruajnë se priten të ketë deri në gjashtë ndryshime në krahasim me skuadrën që barazoi kundër Romës që me vështirësi arriti të barazojë në shtesë.

Pierre Kalulu dhe Malick Thiaw duhet të vijnë në mbrojtje, Aster Vranckx në mesfushë plus Alexis Saelemaekers, Charles De Ketelaere dhe Divock Origi në sulm.

Ishte gjerësisht e imagjinueshme që Olivier Giroud mund të merrte frymën si dhe disa lojtarë të tjerë kyç, duke qenë se do të vijnë ndeshje kundër Lazios dhe Interit, por paraqitjet e mëparshme kanë treguar se Pioli mund të luajë me zjarrin.

Milani dhe Cremonese gjithashtu u takuan në mesjavë në ndeshjen e parë që luajtën këtë sezon dhe madje atëherë Pioli zgjodhi një rotacion masiv, i cili rezultoi në një barazim 0-0 në nëntor.

Në atë kohë, Pioli nuk kishte asnjë presion nga Liga e Kampionëve pasi Milani i tij sapo ishte kualifikuar në raundin e 16-të, megjithatë këtë herë kompeticioni shkon shumë, me kuqezinjtë që janë dy ndeshje larg finales.

Ndeshja e parë gjysmëfinale është më 10 maj, ndërsa Milani do të luajë sërish para kësaj të shtunën në shtëpi kundër Lacios me një skuadër që do të ngjajë pothuajse tërësisht me atë që do të luajë në Euroderby.

Kjo është arsyeja pse është marrë vendimi për të pushuar protagonistët për shkak të dy takimeve të zjarrta me një distancë prej disa ditësh, që mund të formojnë se si do të shikohet i gjithë sezoni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll