Bota

Obama në Berlin/ Merr pjesë në 'Mercedes-Benz Arena', ZBULOHET çmimi ' i kripur' për ta parë nga afër, 2500 euro për të shkrepur një selfie me të

Konkretisht, për të marrë “Biletën e Artë”, do të duhet të paguajnë shumën prej 600 euro, ku përfshihet një pije, darkë në restorantin e arenës dhe një vend në rreshtin e tretë ose të katërt nga skena.

3 Maj 2023, 16:00 Nga a.l
Obama në Berlin/ Merr pjesë në 'Mercedes-Benz Arena',
Barack Obama

GJERMANI- Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ndodhet prej ditës së djeshme në Berlin dhe pasditen e sotme do të marrë pjesë në “Mercedes-Benz Arena”. Mbështetësit e tij nuk kanë humbur kohë dhe po nxitojnë të rezervojnë biletat për të parë nga afër fjalimin e tij. 

Një mbrëmje me Barack Obamën për sfidat dhe mundësitë e mëdha të kohës sonë”, titullohet eventi me biletat që arrijnë në 600 euro, sipas shtypit gjerman.

Biletat më të lira, prej 61.10 euro dhe 83.10 euro tashmë janë shitur. Por nëse dikush dëshiron ta shikojë Obamën nga afër, çmimi është i kripur. 

Konkretisht, për të marrë “Biletën e Artë”, do të duhet të paguajnë shumën prej 600 euro, ku përfshihet një pije, darkë në restorantin e arenës dhe një vend në rreshtin e tretë ose të katërt nga skena. Ka edhe një favor për ata që duan të bëjnë një foto me ish presidentin amerikan, por me çmim prej 2500 euro. 

barack obama

Sondazh

Poll