Bota

Krimi në Beograd/ Në pranga babai dhe e ëma e 14-vjeçarit, djali kishte planifikuar kë do vriste

Nxënësi vrau shtatë vajza, një djalë dhe një roje sigurie shkolle.

3 Maj 2023, 15:16 Nga m.s
Krimi në Beograd/ Në pranga babai dhe e ëma e 14-vjeçarit,
Foto nga vendi i ngjarjes

SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratislav Gashiç, ka thënë se përveç djalit që ka kryer masakrën në shkollën në Vraçar, është arrestuar babai i tij, ndërsa sipas informacioneve jo zyrtare është prangosur edhe nëna e djalit.

Djali, siç u tha në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kishte një listë me emrat e fëmijëve që planifikonte të vriste, shkruan "ALO".

Ai erdhi në shkollë me një armë që ia kishte marrë babait të tij. Gashiç ka thënë më tej se fëmija dinte kodin e kasafortës, ku ndodhej arma.

“Babai pretendon se ishin mbyllur në kasafortë me kod, por padyshim që fëmija kishte kodin e asaj kasaforte, përveç dy pistoletave, iu gjetën edhe tre korniza plot me plumba. Jo zyrtarisht bashkë me të atin ai shkoi në poligon, duke ushtruar qitje. Në çdo rast, ndaj babait do të merren masat e parapara me ligj”.

Nxënësi vrau shtatë vajza, një djalë dhe një roje sigurie shkolle. /Dosja.al

 

beograd vrasje serbi

Sondazh

Poll