Bota

Dalin fotot e arrestimit të babait të 14-vjeçarit për masakrën në Serbi, policia sekuestron kompjuterat

Pistoletat, njëra nga e cila është qëlluar dhe tjetra që është gjetur në çantë, janë të babait.

3 Maj 2023, 15:46 Nga m.s

Dalin fotot e arrestimit të babait të 14-vjeçarit për

SERBI- Mëngjesin e sotëm në orën 08:40 në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar" në Vraçar, një 14 vjeçar qëlloi me armë zjarri duke vrarë tetë fëmijë dhe një roje, ndërsa gjashtë fëmijë dhe një mësues shkolle janë plagosur dhe aktualisht po mjekohen në Qendrën Emergjente Tiršova.

Mediat raportuan se në pranga ranë babai dhe e ëma e djalit. Policia ka sekuestruar edhe kompjuterët e djalit.

Siç shihet edhe në foto, policia ka nxjerrë nga pallati kompjuterët e 14-vjeçarit, i cili kishte bërë një listë me emrat që do ti vriste, shkruan "Kurir".

Siç ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiç, pistoletat, njëra nga e cila është qëlluar dhe tjetra që është gjetur në çantë, janë të babait.

“Babai i autorit të këtij akti të shëmtuar është arrestuar. Të dyja armët janë të lejuara ligjërisht. Ai pretendon se kanë qenë të mbyllura në kasafortë me kod dhe se fëmija me sa duket e dinte kodin. Fëmija kishte edhe tre korniza të plota me nga 15 fishekë”, tha Gashiç. /Dosja.al

serbi beograd

Sondazh

Poll