Bota

LUFTA/ Rusia kërcënon NATO-n: Do të merren masa nëse përdoret ushatarakisht territori i Finlandës

Zëdhënësja theksoi gjithashtu se Moska i konsideronte plane të tilla si humbje të sovranitetit të Helsinkit.

3 Maj 2023, 15:36 Nga a.l
LUFTA/ Rusia kërcënon NATO-n: Do të merren masa nëse
Maria Zakharova

RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka paralajmëruar se Rusia do të detyrohet të marrë masa ushtarako-teknike nëse NATO përdor territorin e Finlandës. 

"Ne po ndjekim nga afër planet e NATO-s në lidhje me Finlandën. Ne konfirmojmë se Rusia do të detyrohet të marrë masa hakmarrëse si të natyrës ushtarako-teknike ashtu edhe të natyrës tjetër për të frenuar kërcënimet ndaj sigurisë sonë kombëtare që shfaqen në lidhje me këtë," tha diplomati në një konferencë, duke komentuar planet për të përfunduar një marrëveshje që lejon ushtrinë amerikane të përdorë territorin finlandez.

Zëdhënësja theksoi gjithashtu se Moska i konsideronte plane të tilla si humbje të sovranitetit të Helsinkit, shkruan TASS.  

lufta ukraine-rusi maria zakharova

Sondazh

Poll